6 Nëntor 2016 - 19:09
Por në Vetëvendosje kanë thënë se vdekja e Astrit Deharit nuk ishte fatkeqësi, por persekutim dhe montim politik. Sqarim për vdekjen e dyshimtë të Deharit ka kërkuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, raporton KTV.
Derisa kryeprokurori Hoxha ka thënë se Dehari ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Prizrenit, drejtori i këtij Spitali Afrim Avdaj, ka konfirmuar se Dehari ishte pa shenja jete kur u pranua në spital dhe kishte gërvishje në qafë dhe duar.
Mirëpo, drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit Nexhmi Krasniqi kishte deklaruar se si shkak i konsumimit të barnave, Astrit Dehari kishte rënë në gjendje kome dhe gjatë rrugës për në emergjencë kishte vdekur.
Por si shkak i deklaratave kontradiktore të institucioneve familja e të ndjerit tashmë ka kërkuar që autopsia e trupit të djalit të tyre të mos bëhet pa prezencën e mjekëve të pavarur dhe neutralë që do të caktohen nga familja.
Këtë kërkesë të familjes e ka aprovuar prokuroria.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...