Foto ilustrim

Raport i KTV-së për rastin e shtatë të arrestuarve për terrorizëm [video]

6 Nëntor 2016 - 19:04      

Prokurori i Shtetit ka thënë se shtatë persona të dyshuar si pjesëtarë të organizatës terroriste “Shtetit Islamik”, të arrestuar javën e kaluar, kishin planifikuar sulme në Ballkan dhe kanë pranuar instruksione nga militantë në Siri.

“Shtatë të arrestuarit kishin kontakte në vendet fqinje, si në Maqedoni e Shqipëri, dhe të dyshuar të tjerë nga i njëjti grup mbesin në arrati”, thuhet në një dokument të Prokurorit të Shtetit.

Sipas prokurorisë, shtatë të dyshimtit për terrorizëm kanë qenë në kontakt me të vetëshpallurin komandant i shqiptarëve në Siri dhe Irak, Lavdërim Muhaxheri, gjatë muajit shtator dhe tetor të këtij viti, i cili u kishte dhënë instruksione atyre për sulmet.

“Ata kanë përgatitur sulme terroriste në territorin e Ballkanit, por së pari në Kosovë. Ata kanë planifikuar të sulmojnë ndërtesa të ndryshme, përfshirë edhe institucione të sigurisë”, ka thënë prokuroria.

Policia antiterror ka arrestuar shtatë të dyshimtë në tri qytete të ndryshme të premten dhe këtij grupi i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.


Raport i KTV-së për rastin e shtatë të... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...