6 Nëntor 2016 - 18:16
“Kërkesa është drejtuar duke pasur për bazë faktin se në kuadër të IAP-së, funksionon, si një strukturë e veçantë, Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese (MKPT), i cili ka për mandat të kryejë inspektime në vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, në pajtim me Protokollin Opsional të Konventës kundër Torturës (OPCAT)”, thuhet në komunikatën e Avokatit të Popullit.
Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, gjatë paradites së sotme, kanë kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prizren lidhur me kërkesën e familjes Dehari dhe kanë marrë konfirmimin se do të lejohet prania e mjekëve të caktuar nga familja gjatë autopsisë, gjë që pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme.
“Avokati i Popullit e ka mirëpritur vendimin e Prokurorit, që të marrë parasysh kërkesën e familjes”, thuhet më tej nga ky institucion, që më tej shpreh keqardhjen për rastin.
“Avokati i Popullit shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së A.D. dhe njëkohësisht bën thirrje për maturi dhe vetëpërmbajtje nga komentet e ngutshme, jo kompetente dhe kontradiktore. Po ashtu u bën thirrje mediave dhe secilit, që, në një apo tjetrën mënyrë, e kanë mundësinë e plasimit të fjalës publike, të respektojnë dhimbjen e familjes me rastin e humbjes së birit të tyre dhe të lejojnë që një hetim profesional dhe i pavarur të zbardh të vërtetën mbi humbjen e jetës së A.D.”, ka përfunduar komunikata e Avokatit të Popullit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...