Shqiptarëve në Amerikë nga Prishtina u kërkohet që të votojnë për Clintonin

6 Nëntor 2016 - 16:36      

Hillary Clinton duket se ka përkrahës edhe në Kosovë. Për ta mbështetur familjen Clinton, sot në Prishtinë është organizuar një manifestim me moton “Së bashku për Hillary Clintonin”, ku iu bë thirrje të gjithë shqiptarëve në Amerikë që ta votojnë kandidaten demokrate, Hillary Clinton.

Manifestimi është organizuar nga shoqata “EnergyPlus”. Kryetari i kësaj organizate, Fatmir Muçolli tha se qëllimi i kësaj fushate është që zëri i vullnetit pozitiv të përcillet tek ajo çka ka bërë familja Clinton për popullin e Kosovës.

Fatmir Muçolli, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka ardhur përkohësisht në Kosovë që të organizojë disa aktivitete në përkrahje të kandidates së demokratëve amerikanë.

Kurse, përfaqësuesi i Ansamblit dhe Valleve dhe këngëve “Dëshmorët e Kombit”, nga Kastrioti, Besnik Grajcevci tha se i gjithë ky manifestim është dëshmi se ku është vullneti pozitiv nuk ka asgjë që nuk mund të ndryshohet.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...