6 Nëntor 2016 - 16:26
“Gjithashtu shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që ndiejnë dhimbje për Astritin. Ne si studentë dhe kolegë të Astritit, shprehim indinjatën e thellë për trajtimin e tij gjatë kohës sa ishte në paraburgim dhe po ashtu, lajmi se Titi vdiq nga mbidoza e medikamenteve na bënë të kemi dyshimet tona për vdekjen e parakohshme të tij, duke dashur të kemi dritë mbi këto dyshime”, thuhet ne reagimin e kësaj organizate.
Me këtë rast i bëjmë pyetje publike Shërbimit Korrektues dhe Ministrisë e Drejtësisë:
Kush i dha medikamentet e panevojshme që sipas jush Astriti ndërroi jetë si pasoj e përdorimit të tyre?
Nëse me të vërtetë medikamentet e panevojshme mbërritën deri në dhomën ku ishte Astriti, kush e lejoi këtë?
Si u trajtua kolegu ynë nga shërbimi mjekësor në burgun e Prizrenit?
Duke e ditur se një i burgosur nuk ka të drejtë të qëndrojë i vetëm në dhomën e burgut në kohën e shëtitjes për të burgosur, e që sipas jush ai qëndroi aty i vetëm, kush e lejoi?
Kur Astriti kërkoi mjekim, a iu ofrua?
Sipas jush, nëse Astriti i përdori ato medikamente, a ishte prezent mjeku ose a ishte nën mbikëqyrje mjekësore?
A ka bërë ndonjëherë ankesë kolegu ynë Astriti dhe a është trajtuar ankesa e tij nga Shërbimi Korrektues?
“Për të gjitha këto pyetje kërkojmë shpjegim nga Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thuhet në letër.
Kërkojmë nga institucionet gjegjëse që vdekja e Astritit të mos hetohet ashtu si u hetua rasti i Dino Asanajt!
Në nderim të kolegut tonë Astrit Dehari i ftojmë qytetarët që të marrin pjesë në homazhe, sot (E diel ora 17:00) në sheshin "Skenderbu" - Prishtinë, thuhet në fund të letrës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...