Largohen dy deponi me mbeturina nga Prilluzha

6 Nëntor 2016 - 15:27      

Mbi 50 vullnetarë të Lëvizjes Mjedisore “Let’s Do It Kosova” kanë realizuar sot një aksion të madh pastrimi në Prilluzhë të Vushtrrisë, i cili rezultoi me eliminimin e dy deponive ilegale të mbeturinave.

 

Përmes një komunikate për media thuhet se aksioni i sotëm në lagjen e Romëve në Prilluzhë u realizua në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, dhe është përkrahur edhe një numër i madh i banorëve të asaj zone, të cilët janë zotuar se më nuk do të hedhin mbeturina në atë zonë, transmeton Koha.net.

Ky aksioni është përkrahur nga ndërmarrjet “Uniteti” dhe “Ar Beton”, të cilat kanë ofruar makinerinë e tyre për largimin e mbeturinave nga deponitë e pastruara.

Po ashtu, Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova” nga sot ka filluar diskutimet me ndërmarrjen “Uniteti”, në mënyrë që banorët e kësaj zone të jenë pjesë e sistemit të shërbimit të kësaj ndërmarrje, gjë që do të parandalojë krijimin e deponive të tilla me mbeturina.

Më tutje thuhet se aksioni i sotëm në Prilluzhë ishte multi-etnik, pasi ndër pjesëmarrës kishte shqiptarë, serbë e romë. Po ashtu, përveç banorëve, pjesëmarrës në aksion ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteti rom, Kujtim Paçaku dhe zv.ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Jollxhi Shala.

LDIK njofton se do të vazhdojnë edhe më tej aksionet, për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e një ambienti të pastër, për çka edhe do t’ju informojmë me kohë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...