Foto: Ilustrim / Lavdrim Muhaxheri

Prokuroria: Të arrestuarit për terrorizëm kishin planifikuar sulme në Kosovë dhe në Ballkan

6 Nëntor 2016 - 13:40      

Prokurori i Shtetit ka thënë se shtatë persona të dyshuar si pjesëtarë të Shtetit Islamik, të arrestuar javën e kaluar, kishin planifikuar sulme në Ballkan dhe kanë pranuar instruksione nga militantë në Siri.

Policia anti-terror ka arrestuar shtatë meshkuj në tri qytete të ndryshme të premten dhe këtij grupi iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh në pritje të hetimeve të mëtejme nga Gjykata e Shkallës së Parë në Prishtinë.

Shtatë të arrestuarit kishin kontakte në vendet fqinje si në Maqedoni e Shqipëri, dhe të dyshuar të tjerë nga i njëjti grup mbesin në arrati, thuhet në një dokument të Prokurorit të Shtetit të parë nga Reuters.

Sipas prokurorisë, shtatë meshkujt kanë qenë në kontakt me një pjesëtar të Shtetit Islamik, i vetëshpalluri “komandant i shqiptarëve në Siri dhe Irak”, Lavdrim Muhaxheri, gjatë muajit shtator dhe tetor të këtij viti i cili u kishte dhënë instruksione atyre për sulmet.

“Ata kanë përgatitur sulme terroriste në territorin e Ballkanit, por së pari në Kosovë. Ata kanë planifikuar të sulmojnë ndërtesa të ndryshme, përfshi edhe institucione të sigurisë”, ka thënë prokuroria, transmeton Koha.net.

Grupi kishte për qëllim krijimin e një dege të Shtetit Islamik, ndërsa njëri prej tyre veçse kishte kaluar kohë duke luftuar përkrah grupit në Siri, thotë më tej dokumenti.

Prokuroria ende nuk ka ngritur padi ndaj grupit.

Nasuf Hasani, avokat i njëri prej të pandehurve, ka thënë se do ta apelojë vendimin e gjykatës për burgosjen e klientit të tij.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...