Foto: Koha

VV nuk iu beson institucioneve, kërkon lirimin e aktivistëve

6 Nëntor 2016 - 13:32      

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri në një konferencë të jashtëzakonshme ka folur rreth rastit të vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit, ndërsa ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga burgu të aktivistëve të saj.

Ymeri është shprehur se Vetëvendosje nuk mund të jetë e sigurt për trajtimin që iu bëhet atyre nga ana e institucioneve, raporton Koha.net.

Për vdekjen e aktivistit të VV-së thotë se është një rast i kulluar politik.

“68 ditë pas mbajtjes në paraburgim dje morëm lajmin e tmerrshëm të vdekjes së shokut dhe aktivistit të VV-së. Ky është një rast i kulluar i rastit politik. Dehari ishte akuzuar për terrorizëm, por terror po bën shteti që as nuk sjell fakte por ndërkohë mban aktivistët e VV-së në burg”, ka thënë Ymeri.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të dy aktivistëve tanë. Nuk mund të jemi të sigurt për trajtimin e tyre”, është shprehur ai.

Ymeri më tutje ka thënë se nuk kishte përkeqësim të gjendjes së Astritit, por ai është terrorizua vetëm për shkak të kundërshtimit ndaj të këqijave që po i bëhen shtetit të tij.

“Nuk kishte përkeqësim të gjendjes së Astritit as një apo as dy ditë para vdekjes së tij. Ai është terrorizua vetëm për shkak të kundërshtimit ndaj nëpërkëmbjes së shtetit”, ka thënë Ymeri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...