Foto: Koha / ilustrim

Kërkohet përfaqësim i Luginës së Preshevës në Parlamentin e Kosovës

6 Nëntor 2016 - 09:27      

Lëvizja Qytetare Vatra ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që në Parlamentin e Kosovës të sigurohen vende të rezervuar për përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Në një komunikatë të lëshuar nga kjo lëvizje, theksohet se kanë kërkuar edhe më herët, por edhe tani, që në Parlamentin e Republikës së Kosovës të ketë vende të rezervuara për përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës.

Vatra ka kërkuar që kjo çështje të diskutohet në debatin që është hapur për reformën zgjedhore tani nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Fikri Mehmeti, zëdhënësi i Lëvizjes Vatra, ka theksuar se “duke e parë gjendjen e rëndë diskriminuese me të cilën po ballafaqohen qytetarët Luginës që jetojnë në Kosovë”, duhet t’u garantohet përfaqësimi i qytetarëve të dëbuar përmes zërit-përfaqësuesve të tyre brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Vende të rezervuara u jepen komuniteteve me nga 200 anëtarë, ndërsa mijëra qytetarë Luginës nuk e gëzojnë këtë të drejtë të kenë përfaqësues të tyre në Parlament. Edhe pse mbi 70.000 qytetarë që jetojnë në Luginë, mbi 20.000 refugjatë që 16 vite jetojnë në Kosovë, 6000 prej tyre pa dokument identiteti, pa mundësi studimi, pa punësim, (as të regjistrohen në Entin për Punësim) me gjendje të rëndë ekonomike, pa asnjë përfaqësues në institucionet e vendit, meritojnë t’ju garantohen vendet, aty ku zëri i tyre do të jetë i pranishëm, pra brenda Parlamentit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mehmeti. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...