Në Prishtinë sot mbahet manifestimi “Së bashku për Hillary Clinton”

6 Nëntor 2016 - 08:23      

Kryetari i Shoqatës “Energy Plus”, Fatmir Muçolli, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka ardhur në Kosovë që të organizojë aktivitete në përkrahje të kandidates demokrate për president të SHBA-ve, Hillary Clinton. Ai organizon manifestimin “Së bashku për Hillary Clinton”, që do të mbahet sot në Prishtinë.

Muçolli beson shumë se Hillary Clinton do të jetë fituese në zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhe për këtë ai thotë se nuk është i vetmi shqiptarë që e mendon kështu. Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve në Amerikë që të tregojnë përkrahjen e tyre për zonjën Clinton.

Manifestimi “Së bashku për Hillary Clinton”, mbahet sot në sallën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, organizuar nga Shoqata “Energy Plus” në bashkëpunim me grupin e artistëve vullnetarë “Dëshmorët e Kombit” nga Kastrioti, njofton KP.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...