6 Nëntor 2016 - 07:36
“Sekretarja Clinton do të bëjë histori nëse fiton, dhe jam i bindur që ajo do të jetë me popullin shqiptar dhe me Kosovën bashkë me burrin e saj. Por nuk besoj që edhe nëse Trump zgjidhet president do të ketë ndryshime substanciale në raportin Amerikë – shqiptarë”, ka thënë Lushi në intervistën për “E diela me Koha Ditore”.
Shqiptarët e Amerikës, sipas Lushit, nuk janë angazhuar e as organizuar siç duhet në zgjedhjet amerikane 2016. Ai numëron disa arsye pse komuniteti shqiptaro-amerikan ka rënë në apati organizative dhe sillet plogësht.
Pjesërisht fajtorë për degradimin operacional i bën të gjithë anëtarët e komunitetit, por thotë se akuza themelore duhet ngritur “kundër përfaqësuesve të shteteve tona, sepse shumica e tyre kanë privatizuar kontaktet me individë të caktuar të komunitetit duke anashkaluar dhe nënçmuar organizatat dhe shoqatat e shqiptaro-amerikanëve” ... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...