Foto: Koha

Tradita e Fishtës

6 Nëntor 2016 - 07:03      

Vendi më i urryer në Fishtë është shndërruar në pikën më të frekuentuar. Dhjetëra e mija mysafirë cakërrojnë gotat me pije të freskëta nëpër tavolinat e drunjta nën hijet e pemëve të restorantit “Mrizi i Zanave”.

Nga një lëng trëndafili shërben kamerieri Armando Paloci (20) me t’u ulur në ambient që dominohet prej gurit e drurit. Lulet e gjethet janë vyshkur rreth e përqark oborrit të restorantit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Si kërpudhë duket prej largësie bunkeri në cepin e majtë të hyrjes. Është vetëm një prej mijëra sish që diktatura e Enver Hoxhës i kishte “mbjellë” gjatë më shumë se katër dekadave të sundimit me grusht të hekurt gjithandej Shqipërisë.

Altin Prenga, pronar i “Mrizit të Zanave”, ka kujtime të tmerrshme prej fëmijërisë së kaluar nën komunizëm, që kishte kolektivizuar fushat dhe arat e gjera të të parëve të tij. Megjithatë, nuk rrënoi asgjë prej mbetjeve të gjalla të komunizmit... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...