KMDLNJ: Dehari dyshohet të ketë ndërruar jetë gjatë shëtisë së rëndomtë

5 Nëntor 2016 - 23:13      

Qendra Rajonale e KMDLNJ-së, me të marrë njoftimin për vdekjen e të paraburgosurit Astrit Dehari, ka shprehur interesimin lidhur me rastin dhe në këtë kuadër ka kërkuar takim me autoritetet e Qendrës së Paraburgimit.

Kërkesa për takim, sipas KMDLNJ-së, është bërë në 18:50, ndërsa thotë se takimi me u.d. e drejtorit, Destan Zogaj, është zhvilluar rreth orës 20:10.

“KMDLNJ është njoftuar me versionin zyrtar, lëshuar nga Shërbimi Korrektues se me dt. 05.11.2016 (pa u saktësuar ora) në rrethana të pasqaruara, i paraburgosuri A.D. ndërroi jetë në Spitalin e Prizrenit. KMDLNJ, nga burime të saja merr vesh se dyshohet se akti ka ndodhur në kohën e shëtisë së rëndomtë (pasdite), kur tashmë i ndjeri A.D. nuk ka dalë në shëtitje. Kjo informatë nuk konfirmohet nga zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit”, thuhet në njoftimin për media të KMDLNJ-së në Prizren, raporton Koha.net.

Meqenëse rastin e vdekjes e ka cilësuar si të dyshimtë edhe Prokuroria e shtetit, KMDLNJ kërkon hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe profesional për ndriçimin e rastit dhe po ashtu kërkon që rasti të mos prejudikohet.

“Poashtu, KMDLNJ kërkon që përgjegjësit e rastit të sillen para drejtësisë dhe kërkon ngritjen e nivelit të sigurisë në Qendrat e Paraburgimit dhe burgjet e Kosovës”, thuhet në këtë njoftim, ndërsa në fund KMDLNJ i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...