Policia: Astrit Dehari konsumoi barna, ra në gjendje kome dhe vdiq rrugës për në spital

5 Nëntor 2016 - 21:28      

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij në burgun e Prizrenit.

Dyshime për këtë ka shfaqur edhe drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, i cili ka thënë për KTV-në se dyshohet që Dehari kishte konsumuar barna dhe kishte rënë në komë.

“Bazuar në informatat e para që kemi marrë nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdorur disa medikamente dhe ka rënë në gjendje kome. Rrugës për në emergjencë ka ndërruar jetë, ndërsa në emergjencë ka shkuar pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi për KTV-në.

Krasniqi theksoi gjithashtu se për shkaqet e sakta që çuan në vdekjen e të riut Dehari do të del me raport përfundimtar Mjekësia Ligjore.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...