Ironizon avokati Gashi: Pushteti le të krenohet që ka një terrorist më pak

5 Nëntor 2016 - 20:13      

Avokati i njërit prej aktivistëve të arrestuar të Vetëvendosjes si të dyshuar për vepër terroriste, Tomë Gashi, ka ngritur dyshimet e tij për vdekjen e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shkaku i vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, “është i dyshimtë, dhe nga kush duhet të vërtetohet, nga pushteti që e burgosi si terrorist, apo nga ekspertët të cilëve familja e tij ju beson”.

“Astrit Dehari do të duhej të ishte i sigurt në burgun e Prizrenit sepse burgu menaxhohet nga shteti. Në të vërtetë, Astrit Dehari nuk do të duhej të ishte fare në burg, nëse do të kishim drejtësi të pa politizuar. Por drejtësia e politizuar ka vërtetuar zënjen e shtetit nga ana e pushtetit”, ka thënë ndër të tjera avokati mbrojtës i aktivistit tjetër të arrestuar për veprën penale “terrorizëm”, Petrit Ademi, raporton Koha.net.

Gashi thotë se për 67 ditë, Astrit Dehari u mbajt në paraburgim “vetëm për shkak se e donte kombin e vet shqiptar, donte që flamuri i tij të jetë kuq e zi dhe ishte pjesëtar aktiv iLëvizjes Vetëvendosje”.

“Për 67 ditë, Astriti u mbajt në burg pa të drejtë duke u trajtuar nga pushteti si “terrorist” kundër shtetit”, tha më tej avokati Gashi.

“Sot pasi që Astriti nuk është më në mesin tonë, pushteti le të krenohet se e ka një terrorist më pak dhe pyetja e fundit është se a duhet të lejojmë që shkakun pse Astriti më nuk është në mesin tonë a duhet ta vërtetojnë pjesëtarët e pushtetit që e arrestuan pa faj, që e mbajtën në paraburgim pa asnjë arsye apo shkakun pse Astriti nuk është më në mesin tonë duhen ta thonë ekspertët të cilëve familja e Astrit Deharit ju beson”, ka përfunduar avokati Tomë Gashi.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili qe arrestuar më 30 gusht të këtij viti bashkë me Frashër Krasniqin, Atdhe Arifin, Adea Batushën, Egzon Halitin dhe Petrit Ademin, si të dyshuar për sulm terrorist ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ka ndërruar jetë sot derisa po vuante masën e paraburgimit në Qendrën Korrektuese në Prizren.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...