Prokuroria nis hetimet për vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit

5 Nëntor 2016 - 20:01      

Mjekësia ligjore dhe Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar vdekjen e dyshimtë të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Astrit Dehari, që po mbahej në paraburgim në Prizren, ka ndërruar jetë në pasditen e sotme në rrethana ende të pasqaruara nga autoritetet, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate për media Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se kanë filluar hetimet për sqarimin e vdekjes së aktivistit të VV-së.

“Ministria e Drejtësisë, është njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për vdekjen e të paraburgosurit A.D., në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Në momentin e marrjes së lajmit, janë aktivizuar të gjithë mekanizmat dhe institucionet relevante për t’u marrë me rastin. Zyrtarët e Shërbimit Korrektues, tashmë po kryejnë veprimet për sqarimin e rastit”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se, “përveç kësaj, me kohë janë njoftuar ekipet e policisë, ndërkohë ekipi i Mjekësisë ligjore dhe Prokurorisë janë duke punuar për hetimin dhe sqarimin e rastit”.

Ministria e Drejtësisë i shpreh ngushëllime pjesëtarëve të familjes së të ndjerit Astrit Dehari, duke ndjerë keqardhje të thellë për rastin dhe siguron opinionin se do të njoftohet me kohë, posa të merret raporti zyrtar nga organet gjegjëse për rastin tragjik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...