Clinton vs Trump dhe lidhja e tyre me Kosovën [video]

5 Nëntor 2016 - 23:08      

Zgjedhjet presidenciale në SHBA si zgjedhjet e botës, vijnë me një seri artikujsh si temë e javës, këtë të diel me Koha Ditore.

Në ta do të mund të lexoni, për jetën e dy kandidatëve, Hillary Clinton dhe Donald Trump, skandalet e fushatës dhe për dallimet e qëndrimeve të tyre për Kosovën.

Duke qenë presidenti më përcaktues në gjithë botën, zgjedhjet presidenciale në SHBA, kanë bërë që të gjithë t’i kthejnë sytë kah Amerika.

Për zgjedhjet në SHBA si ndoshta më të rëndësishmet amerikane të të gjitha kohëve, do të lexoni në një intervistë me financierin në Wall Street, Uk Lushin.

Nga bota, do të njiheni me Donald Trumpin dhe Hillary Clintonin që nuk kandidojnë për president, dhe me kohën kur Clintonët dhe Trumpët ishin miq.

Më tutje do të lexoni një reportazh për traditën e Fishtës përmes ushqimeve tradicionale, dhe një tjetër rreth lotarisë për ëndrrën amerikane.

Në faqet e kulturës do të njiheni me kohën në portretet e piktores së parë të Kosovës, si dhe me muzikantin që vazhdon misionin e maestros Menuhin.

Për besimin në fillimin dhe fundin e çdo gjëje do të lexoni te 7 shkronjat e skenaristit Zymber Kelmendi, kurse te monumenti, do të njiheni me shtëpinë që ruan arkitekturën e moçme të Rahovecit.

Ndërkaq ndjekësit e sportit do të lexojnë për qendrën e Pejës që mburret me gjyshin kampion i pesëfishtë me Lakersat dhe me rrëfimin e Driton Krasniqit për triumfin mbi të keqen në Beograd.

Këto dhe artikuj të tjerë nga teknologjia, moda dhe kinematografia, mund t’i gjeni në numrin e nesërm të Kohës Ditore. 


Clinton vs Trump dhe lidhja e tyre me Kosovën by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...