Foto: Koha

Biseda mes Sylës dhe Ukës që dëshmon mënyrën e veprimit të grupit kriminal [video]

5 Nëntor 2016 - 19:13      

“Mos u brengos. Ne kemi sharë, ne kemi kërcënuar, ne kemi bërë kërkesa, ne kemi shkruar letra, ne kemi bërë kopje – 5 kopje, autorizime, ne jemi takuar me njerëz dhe kemi caktuar takim me Dinon...”.

Kështu shprehej Ramadan Uka, tash i akuzuar në procesin “Toka”, në bisedën që e zhvillonte me Shaban Sylën, gjithashtu i akuzuar, raporton KTV.

Sipas Prokurorisë, kjo është vetëm një prej bisedave, ku përmblidhet mënyra e veprimit të grupit të organizuar kriminal.

Aktakuza ndaj grupit të Sylës, pjesë të së cilës i sjell KTV-ja, tregon për mënyrën se si grupi mashtronte me prona, duke shitur shtëpi me autorizime të falsifikuara, e kur dështonin të paguanin kamatat e paarritshme të haraçit, humbnin gjithçka.

Edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, fare pak i njohur për publikun në vitin 2005, ishte përmendur nga Azem Syla, si i interesuar për të blerë një shtëpi rrugës për në Gërmi.  


Biseda mes Sylës dhe Ukës që dëshmon mënyrën e... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...