Foto: Koha / arkiv

Fisnik Ismaili, i tronditur nga vdekja e papritur e bashkëpartiakut të tij, Astrit Dehari

5 Nëntor 2016 - 19:09      

Rreth 1 orë më parë u dha lajmi për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili kishte qenë në paraburgim në qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Deharin, ndonëse e përkujtoi Lëvizja Vetëvendosje përmes njoftimit për vdekjen e tij, e ka përkujtuar edhe deputeti nga radhët e kësaj lëvizjeje, Fisnik Ismaili.

Ai, lajmin për vdekjen e Deharit, e ka përjetuar rëndë, duke thënë se vetëm dje, dikush i kishte thënë se tashmë i ndjeri Dehari “është mirë” dhe “po mbahej”.

“Astrit, breh! Dje fola me njerin, që më tregoi se je mirë, po mbahesh, edhe që na kishe ba shumë të fala. Mu ba fort qefi, edhepse me dhembje ka kalue çdo ditë prejse të futën qaty për kurrgja”.

“Sot, një sallë plotë me njerëz, bashkëaktivista, duartrokitëm gjatë, mbasi të përmendëm me fort krenari, që na përkujtove vazhdimisht se sa e padrejtë është kjo botë, e sa na motivon ti, për me kërkue drejtësi”.

“Sot, pa ra terri mirë përjashta, neve na u terrue para syve, e thellë në zemër, me lajmin që askush s'e ka pritë. Askush. Astrit, breh!!!”, ka përfunduar Ismaili. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...