Rritet numri i studentëve kosovarë që përfitojnë bursa studimi në Hungari

5 Nëntor 2016 - 16:52      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Budapest studentët kosovarë që studiojnë në universitetet e Hungarisë, sipas një burse të dhënë nga qeveria hungareze.

Kryeparlamentari, i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Hungari, Luljeta Vuniqi, ka diskutuar me studentët kosovarë për përvojën e deritashme të marrë nga ata në shtetin hungarez, ndërsa kanë dëgjuar edhe shqetësimet dhe kërkesat e tyre për institucionet e Kosovës.

Veseli i njoftoi studentët se vitin e ardhshëm, sipas marrëveshjes me Qeverinë e Hungarisë, numri i studentëve kosovarë që do të përfitojnë bursa studimi për në këtë vend, do të rritet për 50 studentë.

Ai i inkurajoi ata që të përkushtohen maksimalisht ndaj studimeve dhe pas përfundimit të tyre të kthehen dhe të japin kontribut në Kosovë.

Studentët e falënderuan kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen që ua bëri, ndërsa kërkuan mundësi dhe bashkëpunim të institucioneve kosovare për t’u ofruar të dhëna të nevojshme gjatë përgatitjes së temave të diplomës.

Me këtë rast, Veseli i siguroi se çdo informacion i nevojshëm për ta do të sigurohet dhe do tu ofrohet në shërbim çdo kapacitet i Ambasadës së Kosovës në Hungari. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...