5 Nëntor 2016 - 14:44
Tashmë, ata nuk i përkasin vetëm Shqipërisë, por nderohen dhe respektohen nga e gjithë bota katolike. Më pas, në Katedrale u bekuan dhe reliket e disa martirëve, pasi një pjesë e tyre, ende nuk u janë gjetur eshtrat, transmeton top-channel.
Në fjalën e tij, Kardinali Amato, vlerësoi Shqipërinë dhe shqiptarët për besimin e tyre në Zot, duke i rezistuar dhe regjimit të egër komunisti.
“Mundimi, martirizimi, lavdërimi. Ky është fati që u ka takuar martirëve shqiptarë. Vuajtjet e tyre paraqesin një faqe tragjike të historisë europiane. Nga njëra anë përndjekësit mizorë, nga ana tjetër martirët e pambrojtur. Shumë vetë në atë stuhi poshtërimi dhe gjaku pyesnin se ku ishte Hyji. Por qenë vetë martirët ata që u përgjigjën se Zoti ishte me ta, i mbështeste në vuajtje, ngjitej në Kalvar me ta, pësonte me ta, qante me ta”, tha Amato.
Nga ana e tij, Arqipeshkvi i Dioqezës Shkoder-Pult dhe njëherëzi kreu i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, Imzot Angelo Massafra, falënderoi Atin e Shenjtë për këtë vlerësim që i bëhet Shqipërisë.
Katedralja e Shkodres ishte shumë e vogël për të pritur qindra mijëra pelegrinët, të cilët që një ditë më parë kishin mbërritur në Shkodër për të qenë pjesë e kësaj meshe të shenjtë.
Të pranishëm në këtë meshë veç mijëra besimtarëve, ishin dhe drejtuesit më të lartë të politikës në vend si dhe përfaqësues të besimeve fetare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...