Policia pas arrestimit të shtatë personave për terrorizëm: S’ka vend për shqetësim

5 Nëntor 2016 - 14:26      

Policia e Kosovës tha se ka arrestuar, të shtunën, shtatë persona në rajone të ndryshme të Kosovës, përfshirë Prishtinën, Mitrovicën dhe Ferizajin, me dyshimin se kanë kryer vepra, siç thuhet, “të terrorizmit dhe kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”.

Operacioni i nisur në mëngjes në rajone të ndryshme të Kosovës, është kryer nga drejtoria Kundër terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe në mbështetje nga njësitë e tjera të specializuara të Policisë së Kosovës, thuhet në një kumtesë të Policisë.

Në kumtesën e publikuar thuhet se, “gjatë operacionit në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar pajisje dhe gjësende tjera relevante me rastin” dhe se me urdhër të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha për Radio Evropa e Lirë se në bazë të vlerësimeve nga Policia e Kosovës, situata e sigurisë konsiderohet e qetë dhe stabile.

“Personat e arrestuar tani janë në organet e drejtësisë. Kosova konsiderohet se është një vend stabil, i qetë, por kuptohet nganjëherë me disa incidente që ndodhin, mirëpo mund të themi se nuk ka asnjë indikacion për shqetësim apo për ndonjë rrezik potencial të mundshëm”, tha Kelani.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...