5 Nëntor 2016 - 13:44
“UÇK-ja e dëshmorëve krijoi vlerë. Vlerë përdorimi për të mirën e përgjithshme, për popullin e Kosovës. Sakrifica e tyre e solli lirinë, atë liri që ata e kishin menduar të jetë e barabartë për të gjithë, dhe që do të krijonte konditat që dukeshin të pamundura më parë të barazisë e të mirëqenies”, ka thënë Ymeri.
“Sot regjimi këtë vlerë e sheh si vlerë këmbimi. Në këmbim të pasurimit vetanak, në këmbim të amnistimit vetanak, dhe në këmbim të kapitalit simbolik, po ashtu dhe gjithherë vetanak”, ka shtuar më pas.
Sipas Ymerit, dëshmorët e flijuan privaten e tyre në funksion të së mirës së përgjithshme publike.
“Përfaqësuesit e regjimit sot të mirën e përgjithshme e publike e kanë shndërruar në pasuri të tyren private. Të dyja këto kanë vlerë. Por janë aq të ndryshme në funksionin që e kryejnë dhe efektin që e kanë sa që nuk mund të quhen të dyja vlera. Për ne vepra e dëshmorëve e luftëtarëve të UÇK-së është vlerë. E transaksionet e matrapazëve tugjarë të regjimit janë antivlerë”, ka thënë ai.
“Prandaj edhe propozuam në Kuvend, dhe do ta vazhdojmë punën, për ta futur luftën çlirimtare të Kosovës në Kushtetutën e Republikës se Kosovës. Kështu edhe mbrohet vlera por edhe luftohet antivlera”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...