5 Nëntor 2016 - 13:13
Nisur nga puna, energjia dhe jeta që përcjell në kuptim bioenergjia, Fatmir Muçolli ka marrë një iniciativë për të përkrahur një njeri të mirë, siç e quan ai kandidaten për presidente të Amerikës, Hillary Clinton.
Për këtë qëllim, kryetari i Shoqatës “EnergyPlus”, Fatmir Muçolli, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka ardhur përkohësisht në Kosovë që të organizojë disa aktivitete në përkrahje të kandidates së demokratëve amerikanë. Ai është duke organizuar një manifestim që do të mbahet në Prishtinë këtë të diele, datë 6 nëntor, me titull “Së bashku për Hillary Clinton”.
Muçolli, i cili është organizator i fushatës “Së bashku për pajtim”, ka thënë se në këtë manifestim pret përkrahje edhe të spektrit politik, veçanërisht të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
“Në këtë program do të bëhet një manifestimi i një kënge në gjuhën angleze ‘Im calling for the freedom’, do të bëhet prezantimi i një himni, besa-besë për liri, do të thotë bashkimi i të gjithë qytetarëve me vullnet të mirë që të lirohen nga ego, që ta gjejnë gjuhën e pajimit dhe bashkëpunimit për një të ardhme të ndritshme për gjithë rajonin”, tha ai.
Muçolli thotë se arsye të vetme pse ka vendosur që të organizojë këtë manifestim ka lindur thjeshtë si ide nga “vullneti i mirë”.
“Hillary Clinton është pjesë e jetës tonë. Familja Clinton është ajo që na ka nderuar dhe kjo është më së paku ajo çka mundemi ne me bë për familjen Clinton në mbështetje të saj. Unë besoj që është një vullnet i shpirtit dhe zakonisht nga përvoja ime, aty ku ka pas vullnet të shpirtit gjithmonë kemi dalë fitues dhe unë besoj që edhe këtë herë do të dalim të suksesshëm dhe edhe do ta nderojmë Kosovën por edhe do ta nderojmë gjithë shoqërinë”, ka deklaruar ai.
Muçolli beson shumë se Hillary Clinton do të jetë fituese në zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhe për këtë ai thotë se nuk është i vetmi shqiptarë që e mendon kështu. Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje shqiptarëve në Amerikë që të tregojnë përkrahjen e tyre për Clinton.
Manifestimi “Së bashku për Hillary Clinton”, mbahet të dielën në sallën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, organizuar nga Shoqata “EnergyPlus” në bashkëpunim me grupin e artistëve vullnetarë “Dëshmorët e Kombit” nga Kastrioti.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...