5 Nëntor 2016 - 11:34
Ai e filloi fjalimin në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të këtij subjekti, duke thënë se edhe pak ditë bëhen një vit që qeveria vepron me metoda sunduese.
Ymeri shtoi se sot aktivistët e Vetëvendosjes mbahen në burg me akuzën për terrorizëm dhe me asnjë dëshminë e provë por vetëm se janë aktivist të Vetëvendosjes, përcjell kp.
“Premtonin se do të integrohen serbët e Kosovës, se do na njohë Serbia, se do të ketë liberalizim të vizave, do të pranohemi në BE. Asnjëra nuk u bë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, tha ai.
Sipas tij, për Vetëvendosjen pikësynim është mirëqenia e qytetarëve. Ai u ka bërë thirrje aktivistëve që ta forcojnë Republikën dhe ta luftojnë krimin.
Ymeri theksoi se Lëvizja Vetëvendosje po kuptohet drejt dhe sot është subjekt politik që ka shumë gjasa të jetë subjekti i parë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...