Kontrata e AQP-së dëmton buxhetin për gati 2 milionë euro

5 Nëntor 2016 - 06:44      

Agjencia Qendrore e Prokurimit do të paguajë gati dyfish më shumë sesa viteve të shkuara, për shërbimin dhe për hapësirën e njëjtë të objekteve publike.

Kjo agjenci pas dhjetë ditësh pritet të nënshkruajë tenderin “Shërbimet e pastrimit”, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse krahasohen të dhënat e tenderëve të tashëm me tenderët e viteve të kaluara rezulton se AQP-ja do të dalë për gati 2 milionë euro më e shtrenjtë.

Rritje të madhe të kostos së pastrimit ka në gjysmën e loteve të tenderit. Vlera e tyre e kalon 100- përqindëshin e çmimit të shërbimeve.

Dëmin milionësh të buxhetit të shtetit AQP-ja është munduar ta “maskojë” në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), e cila e ka për obligim që të publikojë çdo procedurë tenderuese. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore) 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...