Haxha: E prisja shpalljen e pafajësisë, ishte keqkuptim

4 Nëntor 2016 - 23:42      

Shyqri Haxha, ish-kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, ka folur direkt nga Anglia për “Interaktiv” të KTV-së, duke thënë se vendimin që është i pafajshëm ka qenë i pritshëm.

“Ka qenë vendim i pritshëm, por megjithatë është vendim i mirëpritur kur vjen nga një institucion. E gjitha ka qenë një keqkuptim”, ka thënë Haxha, transmeton Koha.net.

Ai nuk ishte sot në seancë dhe për këtë ka thënë se është konsultuar me prokurorin.

“Në të gjitha seancat kam ardhur në Kosovë, në koordinim me prokuror këtë të fundit kur u shpalla i pafajshëm, nuk kam ardhur sepse kam humbur shumë ditë pune në Angli”, ka shtuar Haxha.

Ai ka sqaruar se për çka bëhej fjalë në aktakuzën e tij.

“Ka qenë më shumë një keqkuptim, e ndoshta nuk kanë qenë të informuar mirë. Kërkesa është bërë nga një koleg i yni kishte familjen në Angli, e punonte në Kosovë, kështu që bëri kërkesë që t’i ndihmohej familja. E bordi ka vendosur që të gjithë stafit, e familjet i kanë jashtë shtetit, të ndihmohen. Këto kanë qenë politika të korporatës”, ka përfunduar Haxha.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...