Thaçi zotohet ta përmbyllë reformën zgjedhore edhe pa opozitën

5 Nëntor 2016 - 06:37      

Presidenti Hashim Thaçi i ka dhënë start reformës zgjedhore, proces me të cilin subjektet në pushtet synojnë ta ndryshojnë mënyrën e zgjedhjes së kreut të shtetit, t’i mbyllin listat e kandidatëve për deputetë e për anëtarë të kuvendeve komunale e edhe ta heqin balotazhin në procesin e zgjedhjes së kryetarëve të komunave.

Opozita ka refuzuar përfshirjen në këtë nismë, shkruan sot Koha Ditore.

Takimi i parë konsultativ i sponsorizuar nga presidenti Thaçi është zhvilluar, të premten, në një nga sallat e Kuvendit.

Në të kanë marrë pjesë përfaqësuesit e 15 subjekteve politike parlamentare dhe atyre joparlamentare nga të gjitha komunitetet.

Po kështu, edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të Zyrës së Bashkimit Evropian, të OSBE-së, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kreu i shtetit ka thënë se vendimmarrja për reformën zgjedhore do t’i takojë Kuvendit, ndërsa, tek ka folur për qëllimet e nismës së tij, ka përmendur thjeshtësimin e procesit elektoral, menaxhimin më të lehtë të votimit, numërimin më të thjeshtë të votave, rritjen e transparencës etj.

Ai ka paralajmëruar se reforma do të ndodhë edhe pa opozitën. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...