Pala serbe e quan lojë të Kosovës idenë që dialogu të kalojë te presidentët

4 Nëntor 2016 - 23:35      

Gazeta serbe “Blic” ka publikuar një artikull në të cilin ngrit pyetjen se a do të kalojë dialogu Kosovë – Serbi, nga niveli i kryeministrave në nivel presidentësh.

Megjithatë, pala serbe nuk e sheh si të besueshëm këtë opsion.

“Edhe pse në Kosovë ka kohë që përmendet mundësia që presidenti Hashim Thaçi të përfshihet në dialog, ose edhe ta marrë udhëheqjen e dialogut me Serbisë, pala serbe vlerëson se ky opsion është pak i besueshëm”, thuhet nga “Blic”, transmeton Koha.net.

Burime të kësaj gazetë brenda Qeverisë së Serbisë thonë se kjo është një “lojë” e Prishtinës dhe “s’ka lidhje me realitetin”.

“Më shumë merren me formën, sesa me përmbajtjen, kurse esenca e gjithë kësaj qëndron se shumë gjëra të arritura në Bruksel nuk po zbatohen, në rend të parë themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Me siguri ata po tentojnë t’ia hedhin fajin Serbisë, që ta paraqesin si përgjegjëse për ngecje”, citohet të ketë thënë burimi i “Blic”-it, duke potencuar se serbët nuk kanë asnjë informacion për kërkesën që të ndryshohet formati i dialogut.

Më tej gazeta shkruan se dialogu mund të mos vazhdojë deri në themelimin e qeverisë së re, nëse Kosova shkon në zgjedhje. Për këtë citojnë edhe Kadri Veselin, në intervistën e dhënë në “Kohën Ditore” se mund të ketë zgjedhje të parakohshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...