4 Nëntor 2016 - 23:28
Ai është shprehur i gatshëm që, në rast të ftesës, të shkojë në këtë Gjykatë, për siç ka thënë, t;u sqaruar për gjithçka që atyre mund t’u interesojë.
“Nuk kam asnjë njoftim zyrtar, janë shpikje të gazetarëve të ndryshëm e janë shantazhe të shërbimeve të ndryshme. Mund të ketë edhe të vërteta në këtë çështje. Ne e dimë që jemi hetuar të gjithë”, ka thënë Haliti, në një intervistë për televizionin 21. “Në fund të fundit unë e kam votuar Gjykatën Speciale dhe jam deklaruar se për çdo çështje që ka nevojë kjo Gjykatë, dhe secila Gjykatë në Kosovë e Shqipëri jam i gatshëm të shkoj dhe të jap llogari për gjithçka që kërkohet prej meje”, ka shtuar më pas ai.
Por Haliti ka thënë se për vete është i qetë.
“Jam i qetë sepse unë e di se ku jam unë, e di çka kam bërë. Nëse do të isha, nëse do të mendoja se dikush do të mund të më dënonte për krime lufte apo për ndonjë rast për të cilin do të më gjykonte opinioni i Kosovës apo i Shqipërisë, së pari nuk do të paraqitesha fare në opinion asnjëherë, e nuk do të rrija në institucione për asnjë sekondë. Nëse ftohem do të shkojë me gjithë qejf të sqarohem për gjithçka që atyre u intereson”, ka thënë Haliti.
Haliti ka folur edhe për atë se kur ka qenë hera e fundit që ka udhëtuar për në Serbi.
“Së pari unë nëpër Serbi kam kaluar diku në shkurt të vitit 86 kur kom ik nga Kosova, dhe kam udhëtuar nëpër Serbi me një kamion. Nuk shkoj në Serbi”, është shprehur Haliti, teksa ka shtuar se nëse shkon në Serbi do të arrestohej dhe kjo gjë nuk është e panjohur për të.
“Unë jam burgos disa herë nga interpoli në Gjermani, në Itali, në Francë domethënë është një kërkesë që është bërë që në vitin 85, por është akoma në fuqi në Serbi. E di që me shku më arrestojnë, dhe kjo nuk është e panjohur për mu”, ka thënë ai.
Haliti foli edhe për kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme që të mos udhëtohet nëpër Serbi me ç’rast tha se mendon që kjo nuk vlen për qytetarët por për ata të cilët siç tha ai e dinë veten se mund të kenë pasoja. Ai tha se nuk do t’i sugjeronte askujt të nisej në Serbi nëse ka flet-arrest të Serbisë pasi që siç tha ai do të arrestohej.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...