Foto nga arkivi

Buxheti është hartuar në bashkëpunim me partnerët e koalicionit, thotë Veliu

4 Nëntor 2016 - 22:48      

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë të mos ketë asnjë telash në funksionimin e koalicionit qeverisës me PDK-në në qendër. Sipas tij, ky koalicion i ka numrat dhe se nuk do të ketë zgjedhje parlamentare para vitit 2018.

Ndërsa, për sa i takon buxhetit të Qeverisë së Kosovës ai është përfunduar në Qeveri dhe pritet të aprovohet në Kuvend.

“Është hartuar buxheti në bashkëpunim me partnerët e koalicionit dhe me të gjitha interesat e tjera që një buxhet brendapërbrenda duhet t’i përmbajë. Janë konsultuar edhe komunat, të gjitha komunat kanë aprovuar buxhetet e tyre, i kanë dërguar në qeveri, komunat udhëhiqen nga subjekte të ndryshme, kështu që nuk kemi pasur asnjë kufizim për sa u takon planifikimeve tona edhe buxheti është harmonizuar në nivel të Qeverisë në nivel të partnerëve të koalicionit dhe të gjithë aktorëve tjerë”, ka thënë Veliu për Kohën Ditore.

Buxheti që është miratuar në Qeveri është më i larti deri më tani, i paraparë në 201 miliardë euro. Oponentë nga PDK-ja kanë thënë se ky buxhet nuk është real. Këtë e ka thënë, hiç më pak se zëvendësministri i Financave nga kjo parti, Isni Kilaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...