4 Nëntor 2016 - 20:05
Temë diskutimi ishte reforma zgjedhore. Portali Koha.net ka folur me dy njerëz që kanë folur dhe propozuar për këtë çështje, Albert Krasniqin e KDI-së dhe Driton Selmanajn e Democracy Plus.
Albert Krasniqi thotë se Kodi i Praktikave të Mira për çështje zgjedhore të Komisionit të Venecias, rekomandohet që 10 vjet ose pas çdo dy palë zgjedhjesh. E Kosova është pjesë e atij komisioni, që parasheh edhe fillimin e ndryshimeve ligjore.
“Po ashtu ky komision, anëtar i së cilës është edhe Kosova, rekomandon që ndryshimet ligjore të hyjnë në fuqi të paktën një vit para datës së mbajtjes së zgjedhjeve në mënyrë që t’i lihet kohë trupave për menaxhimin e zgjedhjeve të përshtatin legjislacionin sekondar, gjithashtu edhe votuesit ta mësojnë sistemin që mos të ketë fletëvotime të pavlefshme shumë”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se tash është koha që të fillohet reforma, transmeton Koha.net.
Njëjtë mendon edhe Driton Selmanaj. Edhe për të është koha për reformë zgjedhore, por që ka dyshimet e veta.
“Është koha e përshtatshme dhe koha e duhur për një reformë të tillë. Kam dilemat e mia që presidenti Thaçi të drejtojë këtë proces, nëse marrim referencë një kohë të kaluara”, ka thënë Selmanaj, që thotë se referencat e kaluara bëjnë që shumë pak t’u besohet fjalëve të presidentit Thaçi.
“Unë në fakt dyshoj në seriozitetin e fjalëve të zotëri Thaçit, pasi në 2011-n kemi pasur një marrëveshje mes Thaçi-Mustafa-Pacolli, që u artikulua në rezolutë, e në atë kohë përcaktoi edhe afatet konkrete kur do të kryhej reforma legjislative para zgjedhjeve, reforma kushtetuese, por nuk u respektua fare. Nëse merret për referencë ajo, ka shumë pak hapësirë për të besuar se ka vullnet të mjaftueshëm politik për të adresuar këtë çështja”, kujtoi Selmanaj.
Stablititeti politik në Kosovë është ajo që shqetëson Krasniqin, sepse, sipas tij, ka përçarje të mëdha ndërmjet partive politike në Kosovës, gjë që nuk garanton për një proces konstruktiv dhe gjithëpërfshirës. Ky problem sot është shfaqur nga mos-pjesëmarrja e opozitës. Ai shton se nëse nuk merr pjesë opozita, atëherë më mirë është mos të bëhet reforma, edhe pse është e nevojshme.
Pa vullnet gjithëpërfshirës politik, edhe Driton Selmanaj e sheh të vështirë reformën.
“Mendoj që kjo çështje do trajtim të veçantë dhe vullnet gjithëpërfshirës, duke përfshirë domosdoshmërisht edhe partive opozitare, e ato sot nuk ishin aty”, shtoi Selmanaj, i cili ka edhe një merak.
“Kjo mund të jetë edhe lojë politike e dikujt. Ne që ishim të pranishëm aty u shprehën të gatshëm që të kontribuojmë, por nëse shihet se ka një lojë politike dhe qëllime të gabuara ne do të tërhiqeshim”, tha Selmanaj.
Kurse Albert Krasniqi i KDI-së tregoi se çka kanë propozuar ata si organizatë. Propozimet janë që kryetari i Kuvendit të zgjidhet mes kandidatësh deputet e jo t’i takojë partisë së parë fituese, heqja e pragut për kandidatët e pavarur, listat të jenë të hapura, pragu të zbritet në 4%, të jetë një kandidat që votohet e jo pesë, të hiqet votimi me kusht, zgjedhja e presidentit të vazhdojë të jetë nga Kuvendit, por që në të tre raundet të jetë kriter me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve, kurse në zgjedhje lokale kryetari dhe nënkryetari të votohen, që nëse kryetari humb mandatin, të vazhdojë nënkryetari dhe e fundit që e drejta për të propozuar mandatarin për kryeministër, të paktën në herën e dytë, të mos i lihet në diskrecion presidentit të vendos por që t’i takoj partisë apo koalicionit që ka numrin më të madh të deputetëve në Kuvend, pavarësisht nëse është koalicion para apo pas zgjedhor.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...