Partnerëve të koalicionit u del punë mes veti në Komision parlamentar [video]

4 Nëntor 2016 - 19:41      

Pavarësisht se e ndajnë pushtetin, partnerëve të koalicionit qeverisës u doli punë mes vete.

Dy palët debatuan ashpër në mbledhjen e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku ishte i ftuar ministri i Diasporës për të diskutuar në lidhje me të gjeturat e auditorit, raporton KTV.

I gjithë diskutimi u bë në mes të ministrit dhe deputetes së LDK-së, Synavere Rysha.

Kjo e fundit assesi nuk u pajtua me mosmarrjen e masave për zgjidhjen e situatës së punësimit dhe pagimit të tre drejtuesve të qendrave kulturore jashtë vendit. Vërejtje për punën kishte edhe opozita.

Ministri Valon Murati tha se kjo gjendje është para se ai të vinte ai në këtë ministri dhe se për këtë, kanë propozuar ndryshimin e ligjit.

Ndërkohë që kryetari i këtij komisioni, Faton Topalli, kërkoi që rekomandimet për këtë ministri të jepen pa praninë e medieve.


Partnerëve të koalicionit u del punë mes veti... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...