“Ku s’ka mjekë edhe ujë nuk jetohet” [video]

4 Nëntor 2016 - 21:37      

Qytetarët e Kosovës që drejtohen në institucionet publike për shërbime shëndetësore përveç që blejnë ilaçet vetë, ata mund të mos arrijnë të marrin as shërbimin në mungesë të mjekut.

Kjo, pasi ministria e shëndetësisë nuk po arrin të rregullojë procesin e ndarjes së specializimeve, raporton KTV. Kësisoj, në ndonjë shërbim ka mbingarkesë e në ndonjë tjetër ka mungesë specialistësh.

Këtë gjendje e konstatuan edhe deputetë të komisionit parlamentar pas monitorimit që bënë nëpër spitalet rajonale, por vetë ministri Imet Rrahmani nuk pranoi të jetë reale kjo gjendje. Por pak ditë më pas, Rrahmani demantoi veten. Pranoi se nuk mori parasysh nevojat, por dëshirat e specializantëve.

Krejt kjo situatë ka prodhuar probleme e shumë pakënaqësi.

Kandidatët për specializim disa herë bllokuan dyert e këtij institucioni për të mos u pritur nga ministri, por nga njësitet policore.

Specializantëve nuk u hyri në punë as takimi që deputetët e komisionit parlamentar zhvilluan me ministrin. Ai shkurt u kishte rikonfirmuar se konkursi nuk do të anulohet.


“Ku s’ka mjekë edhe ujë nuk jetohet” [video] by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...