4 Nëntor 2016 - 19:22
Ish-kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, mungoi në shpalljen e aktgjykimit ndaj tij, e po ashtu mungoi edhe prokurorja e rastit, raporton KTV.
Haxha, nga trupi gjykues, u shpall i pafajshëm në akuzat për keqpërdorim të detyrës.
Avokati i Haxhës, Ramë Gashi, të drejtë e të pritshëm e quajti vendimin e gjykatës ndaj klientit të tij.
Në fundin e vitit 2014, Prokuroria kishte ngritur aktakuzën ndaj Haxhës që akuzohej se kishte përfituar kundërligjshëm pagesa për qira, që shkonin në mbi 50 mijë euro.
Haxha, edhe në një proces tjetër ishte shpallur i pafajshëm në vitin 2013, ku u akuzua për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe hyrje në kontrata të dëmshme. Ai ishte dorëhequr nga PTK-ja në fund të vitit 2011, sa ishte nën hetime lidhur me kontratën e nënshkruar me kompaninë Dardafone.
Shyqri Haxha u gjet i pafajshëm në akuzat për... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...