Hilmi Kelmendi rrëfehet për KTV-në rreth asaj që i ndodhi në Serbi [video]

4 Nëntor 2016 - 19:16      

Një ditë pas lirimit nga burgu, Hilmi Kelmendi ka rrëfyer për Kohavisionin historinë se si gabimisht kishte përfunduar në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë, pa e pasur as ide se emri i tij figuronte në listën e të akuzuarve për krime lufte.

Në fakt, fajtor për këtë është navigacioni të cilin do ta përdorte bashkudhëtari i tij, pasi Hilmiu kishte rënë për të fjetur, e i cili ia kishte treguar rrugën më të shkurtër për vendlindje, raporton KTV.

I atij i tij, Binaku, thotë se ishte frikësuar shumë për jetën e të birit. Por pavarësisht të gjithave, ai kishte marrë rrugën për në Beograd për të parë atë.

Hilmiu në dy ditët e para të paraburgimit thotë se nuk e ka pasur as idenë më të vogël se përse ishte arrestuar. Ai ka një porosi për bashkëluftëtarët, që pavarësisht të gjithave, të mos e përdorin as si rrugë transite Serbinë.

Kelmendi është personi i katërt ndaj të cilit Gjykata e lartë e Kolegjit për Krime Lufte në Serbi kishte caktuar 30 ditë paraburgim më 11 prill të 2011-s.

Kjo gjykatë i ka akuzuar Arif Shalën nga Cermjani, Jahë Bushatin nga Gërgoci, që të dy tashmë të ndjerë, dhe A.K. nga Rakovina e Gjakovës, së bashku me Hilmi Kelmendin, dyshoheshin për krime.


Hilmi Kelmendi rrëfehet për KTV-në rreth asaj... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...