4 Nëntor 2016 - 19:10
Në këtë mbledhje, është vendosur që fushata zgjedhore të jetë pesë ditë dhe të jenë katër qendra të votimit, raporton KTV.
Në mbledhjen e kryesuar nga Sami Hamiti nga LDK-ja, është kritikuar mosprania e kryetares Valdete Daka, e cila ishte në takimin e thirrur nga presidenti Thaçi.
Adnan Rrustemi nga VV-ja ka kundërshtuar pjesëmarrjen e Dakës në takimin e partive politike, duke e quajtur takimin me karakter politik, që mund ta vë në dyshim paanshmërinë e KQZ-së.
Edhe Betim Vishaj ka shprehur shqetësimin se në çfarë cilësie ka shkuar Daka në takim.
Ndërkaq, Sami Hamiti tha se takimi ka qenë me kërkesën e presidentit dhe se kërkesa e tij është legjitime sepse ai nuk u takon partive politike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...