Raport i KTV-së për atë që ndodhi sot në Presidencë për reformën zgjedhore [video]

4 Nëntor 2016 - 19:07      

Presidenti Hashim Thaçi ka nisur takimet me partitë politike për reformën zgjedhore.

Me gjithë synimet që t’i ulë të gjithë në një tryezë, takimin te presidenti e kanë bojkotuar tri partitë opozitare. Presidenti ka thënë se duhet të ndodhë një fillim i ri që të ndodhin disa përmirësime të deformimeve elektorale.

Mënyra e zgjedhjes së presidentit, rritja e zonave zgjedhore, listat e mbyllura apo të hapura, ndryshimi i pragut zgjedhor si dhe pastrimi i listave të votuesve, janë disa nga pikat që duhet të reformohen.

Ai ka kërkuar edhe uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 100 si dhe vende të rezervuara edhe për komunitetin kroat e malazias.

Përkrahëse të reformave kanë dalë PDK-ja e LDK-ja. Thanë se kjo është domosdoshmëri.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, pret që reforma të ndodhë në afat optimal.

Kurse Nenad Rashiq që tha se i përfaqëson serbët aty ka kërkuar që përfaqësimi i tyre në institucione të jetë adekuat, sidomos me rastin e ndarjes së zonave zgjedhore.


Raport i KTV-së për atë që ndodhi sot në... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...