4 Nëntor 2016 - 18:45
Në përbërje të delegacionit të Vatikanit do të jenë edhe 5 kardinalë.
Mesha e shenjtë do të zhvillohet të shtunën në orën 10:00 në Katedralen e “Shen Shtjefnit” dhe do të kremtohet nga Eminenca e Tij, Kardinal Angelo Amato.
Famullitari i Shkodrës, Dom Artur Jaku shprehet se atmosfera është e ngrohtë dhe kanë filluar të vijnë njerëz nga vende të ndryshme të botës.
“Flitet për 38 dëshmitarë të fesë dhe kombit, që tani nuk do i përkasin vetëm Shqipërisë, por janë universalë. Ata do të lajmërojnë se shqiptarët janë një komb që kanë çfarë t’i falin Europës dhe botës”, tha ai.
Ndërsa, arqipeshkvi i Potenzes i ardhur në Shkodër me rastin e Meshës së Shenjtë, Imzot Salvatore Logorio, theksoi se me lumturimin e 38 martirëve Shqipëria rigjen identitetin e saj.
“Mendoj se kjo ditë i shërben Shqipërisë, por bëhet mbi të gjitha është një frymëmarrje për të gjitha ato toka ku ka persekutim dhe ndoshta pikërisht ky shekull i kaluar ka pasur më shumë martirë se gjithë historia e kishës”, tha ai.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmë rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike, që dënon krimet e komunizmit ndaj klerikëve. Rezoluta shpreh mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e përfaqësuesve të klerit në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut. Rezoluta dënon fuqimisht regjimin totalitar komunist dhe krimet e kryera ndaj klerikëve shqiptarë.
Kuvendi e miraton këtë dokument dy ditë para Lumturimit nga Vatikani të 38 martirëve të klerit katolik shqiptar.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...