Veseli viziton stadiumin në Hungari, model për Kosovën

4 Nëntor 2016 - 18:20      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Hungari, ka vizituar stadiumin “Groupama Arena” në Budapest, një model i të cilit pritet të ndërtohet së shpejti në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në ambientet e stadiumit me kapacitet prej rreth 24 mijë ulëseve, Veseli u shpreh optimist se së shpejti Republika e Kosovës dhe Hungaria do të gjejnë marrëveshje për financimin e këtij tipi të stadiumit për përfaqësuesen e Kosovës.

Kryeparlamentari tha se Kosova ka talente të shumtë sportivë dhe ndërtimi i këtij stadiumi multidimensional, do t’u ofrojë atyre kushte për ta zhvilluar edhe më tej talentin sportiv.

“Stadiumi i përfaqësueses së Kosovës do të fillojë të ndërtohet shumë shpejt, sapo ta përmbyllim marrëveshjen me shtetin hungarez, i cili do të na mundësojë një kredi me interes shumë të ulët për ndërtimin e stadiumit të përfaqësues tonë në futboll. Të rinjtë tanë e meritojnë një stadium të tillë dinjitoz dhe me standardet më të larta të kërkuara nga UEFA. Prandaj, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ky projekt të nisë të realizohet shumë shpejt”, tha kryeparlamentari Veseli.

Sipas diskutimeve të kryeparlamentarit Veseli me përfaqësuesit e shtetit hungarez, projekti për ndërtimin e stadiumit të përfaqësueses së Kosovës pritet të kushtojë rreth 50 milionë euro, ndërsa punët parashihet të kryhen në afat rekord për më pak se dy vite.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...