BERZH-i i jep mbështetje MF-së për investimet në hekurudhë

4 Nëntor 2016 - 17:51      

Ministri i Financave Avdullah Hoti gjatë vizitës zyrtare në Londër të Britanisë së Madhe, përveç pjesëmarrjes në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve Mbretëri e Bashkuar - SHBA – Kosovë, në të cilin Forum prezantoi para një numri të madh biznesesh reformat fiskale të cilat ofrojnë mundësi të mira për investimet e huaja në Kosovë, sot zhvilloj takime bilaterale me zyrtarë të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Hoti u takua me drejtoreshën për transport në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Sue Barret, me drejtorin e BERZH-it për Ballkanin Perëndimor Holger Muent dhe me drejtorin e Konstituencës të BERZH-it për Danimarkë, Lituani, Irlandë dhe Kosovë Ove Jensen, me të cilët diskutoi për kontributin dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit financiar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe BERZH-it, me theks të veçantë për implementimin e projekteve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Në takim me përfaqësuesit e BERZH-it është diskutuar edhe për mbështetjen nga BERZH-i dhe financimin e projekteve kapitale të Qeverisë, për projektet infrastrukturore, në sektorin e transportit, me theks të veçantë projektin e hekurudhës. Në këtë takim u diskutua edhe për investimet e mundshme në linjën hekurudhore Fushë Kosovë - Aeroporti i Prishtinës, si dhe për linjën hekurudhore Lindje, Fushë Kosovë - Merdare, ku ekipi i konsulentëve kanë filluar punën në disenjin detaj”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se gjatë këtij takimi gjithashtu u diskutua edhe për ndërtimin e rrugës Prishtinë – Pejë (Kijevë -Zahaq), ndërtimin e rrugës së re Prishtinë – Gjilan - Dheu i Bardhë. Ndërsa për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Merdare bisedat për këtë projekt ishin kryesisht informative dhe pritet që projekti të jetë një bashkëfinancim i BERZH, EIB dhe IPA fondet rajonale.

Me këtë rast zyrtarët e lartë të BERZH-it edhe njëherë shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe gjithashtu shprehën zotimin e tyre për të përkrahur Kosovën sidomos në projektet të cilat janë prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...