4 Nëntor 2016 - 17:12
Ministria e Diasporës ka reaguar ndaj lajmit të plasur në media, se tre drejtorë të qendrave kulturore nuk marrin paga fare, si dhe problem është pagesa e udhëtimeve jashtë vendit.
“Ministri Murati e ka njoftuar Komisionin se drejtorët e Qendrave Kulturore të Kosovës në Diasporë, që nga themelimi i tyre, marrin paga nga pozicioni mallra dhe shërbime, për shkak se nuk janë të paraparë në listat e shërbyesve civilë. Kjo është cilësuar si e gjetur nga Zyra Kombëtare e Auditimit në të gjitha raportet, që nga themelimi i ministrisë”, thuhet në sqarimin e MeD-së.
“Edhe pas kërkesave të vazhdueshme të Ministrisë së Diasporës që këto pagesa të kalojnë në pozicionin e pagave dhe mëditjeve, kjo nuk është mundësuar deri tani. Andaj, Ministria e Diasporës do të vazhdojë t’i paguajë pagat e drejtorëve sipas procedurave të deritanishme, deri në rregullimin e kësaj çështjeje”, thuhet më tej aty.
Sa i përket çështjes së pagesave në diasporë, në reagimin e vet MeD-ja thotë se ministri Murati u është referuar pagesave për aktivitetet që zhvillohen në diasporë dhe jo udhëtimeve jashtë vendit, siç është raportuar në disa medie.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...