Malazezët e Kosovës i gëzohen propozimit të Thaçit, japin një sërë sugjerimesh

4 Nëntor 2016 - 16:51      

Një nga propozimet e sotme të presidentit Hashim Thaçi ishte edhe garantimi i dy vendeve në Kuvendin e Kosovës, për malazezët dhe kroatët e Kosovës.

Ky propozim i Thaçit është pritur mirë nga Shoqata e Malazezëve të Kosovës, transmeton Koha.net.

“Kjo iniciativë është treguesi më i mirë se shteti i Kosovës ka qëllim të përmirësojë pozitën e komunitetit malazez dhe ta barazojë me të gjitha komunitetet tjera në Kosovë”, thuhet në komunikatën e kësaj shoqate.

Ata më tej thonë se e presin mirë këtë reformë, por vënë theks në atë se reforma duhet të bëhet edhe në zgjedhjen e presidentit, që sipas tyre duhet bëhet nga populli, por flasin edhe për lista.

“Në pyetjen se a duhet të ketë lista të mbyllura apo të hapura, ne mendojnë se duhet të jenë të mbyllura ngase forcojnë përgjegjshmërinë e partive duke ndikuar në cilësinë e zbatimit më të mirë të proceseve që presin Kosovën në të adhmen”, thuhet nga Shoqata e Malazezëve të Kosovës.

Krejt në fund, kjo shoqatë, propozon që të ndalohet votimi me anë të postës pa letërnjoftim të Kosovës, pasi kjo ndalon manipulimet me letërnjoftime të Serbisë dhe legjitimacionet e refugjatëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...