4 Nëntor 2016 - 16:38
Ky aktivitet mbahet çdo vit, një herë në Prishtinë dhe një herë në Tiranë.
Këtë vit, u organizua Konferenca dhe Ekspozita e katërt e Përbashkët Ballkanike, në Tiranë, me temë “Uji dhe Punësimi”.
Me këtë rast mori pjesë edhe zëvendës ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë z.Mendim Rugova i cili edhe mbajti fjalë rasti.
Këto Konferenca janë shndërruar në ngjarje të ndarjes së informacionit në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor, me një audiencë prej mbi 450 pjesëmarrës nga Rajoni i Ballkanit dhe më tej. Konferenca ofron një platformë ku profesionistë të ujit, politikëbërësit dhe profesionistëve të biznesit nga sektori mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Si tradicionalisht, paralelisht me Konferencën, Komiteti Organizativ ka planifikuar një tjetër ambient të madh për Ekspozitën ku do të marrin pjesë një rrjet i gjerë kompanish të sektorit privat që ofrojnë produkte, teknologji dhe shërbime për sektorin e ujit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...