4 Nëntor 2016 - 16:29
Yagcilar theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjen e ofruar nga Bashkimi Evropian për proceset e Reformës së Administratës Publike, në veçanti duke pasur parasysh rëndësinë e Reformës së Administratës Publike në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE, transmeton Koha.net.
Apostolova, sipas komunikatës ministrore, pasi u shpreh mirënjohës për mikpritjen falënderoi ministrin për mundësinë e diskutimit të një çështjeje kaq me rëndësi për Kosovën siç është Reforma e Administratës Publike.
Bashkëbiseduesit diskutuan në mënyrë të detajuar lidhur me ecurinë e proceseve reformuese në institucionet e Kosovës, në veçanti për rëndësinë në qasjen në shërbime administrative, llogaridhënien, OJQ-të, interoperabilitetin, që do të shërbejnë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...