Kosovarët gjithmonë më shumë po udhëtojnë me aeroplanë, kurse me tren më pak

4 Nëntor 2016 - 16:16      

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit” për tremujorin e tretë (TM3) 2016, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor dhe Postë Telekomunikacionin.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për territorin e Kosovës, si vijon: gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë hekurudhorë privatë. Ndërsa, qarkullojnë 8 lokomotiva diesel, të cilat bartin 27 vagonë: 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh, transmeton Koha.net.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2016, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 70 mijë. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016 është një ulje për 14.56% të numrit të udhëtarëve. Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e tretë të vitit 2016 është 14 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e dytë të vitit 2016, ka pasur ulje për 31.16%”, thuhet nga ASK-ja, duke shtuar se numri i fluturimeve, në tremujorin e tretë të vitit 2016, është 2,174 ose 1.12% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 573 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje për 5.97%.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...