4 Nëntor 2016 - 15:43
Në takim me Grupin e miqësisë që kryesohej nga Matyas Firtl, kryeparlamentari Veseli ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.
Kryeparlamentari Vedseli e ka falënderuar kreun e grupit të miqësisë nga Hungaria për mbështetjen e deritashme dhe ka kërkuar avokim edhe më të madh të deputetëve hungarez në rrugën e integrimeve evropiane të Kosovës, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Udhëheqësi i Grupit të miqësisë, Matyas Firtl, pasi ka ofruar mbështetjen e plotë të deputetëve hungarezë, si në thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, ashtu edhe për lobimin e deputetëve hungarezë në Parlamentin Evropian për proceset e integrimeve evropiane të Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Hungari, kryeparlamentari Veseli ka takuar edhe udhëheqës të partisë më të madhe hungareze që udhëheqë me qeverinë, FIDESZ, me të cilët kanë diskutuar për rrugëtimin në integrimin e Partive Popullore Evropiane, si dhe për shkëmbimin e të rinjve kosovarë me ata hungarezë në programe të ndryshme dhe kampingje.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...