4 Nëntor 2016 - 15:40
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, dhe shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, kanë ritheksuar se nuk do t’i bashkohen asnjëherë një takimi të tillë, pasi që po konsiderojnë se kjo është një lojë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Shkaktar për të gjitha problemet në Kosovë, sipas Lekaj, është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton KP. Ndër probleme ai përmendi premtimet e papërmbushura për hapjen e vendeve të punës, liberalizimin e vizave. Ai është shprehur i bindur se nuk do t’i bashkohen reformës zgjedhore, por që vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, tha se Thaçi ka qenë lider i PDK-së dhe se vetë ai ka qenë penguesi i reformave zgjedhore. Ai ka theksuar që nuk do të marrin pjesë në takimet e thirrura nga Thaçi, e as nuk do jenë pjesë e këtyre lojërave.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...