4 Nëntor 2016 - 15:32
Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani shpjegoi para të pranishmëve se qëllimi i këtij procesi është që profesionistëve shëndetësor të niveleve të ndryshme t’u njihen angazhimet e deritanishme profesionale të kryera në kuadër të procesit të Edukimit të Vazhduar Profesional, dhe gjithashtu, të nxitet edukimi i vazhduar me qëllim që profesionistët shëndetësor të jenë sa më të përgatitur në ushtrimin e profesionit të tyre.
Ai tha se në procesin e ri-licencimit, përveç Ministrisë do të jenë edhe Odat e profesionistëve që tashmë kanë marrë kompetencat që këtë proces ta zhvillojnë së bashku me MSh-në, ndërkohë që me kontributin e tyre do ta ndihmojnë procesin edhe Fakulteti i Mjekësisë, Federata e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës dhe shoqatat profesionale.
Por, theksoi profesori, “ri-licencimi është proces i mundshëm dhe pikët e mjaftueshme mund të mos i arrij vetëm ai që nuk ka interesim fare”.
Në këtë takim, përfaqësuesit e Fakultetit të Mjekësisë, Odave, Sindikatës, të Shoqatave, kanë parashtruar pyetjet të ndryshme konkrete nga anëtarësia e tyre dhe profesionistët rreth procesit të ri-licencimit, duke shprehur në të njëjtën kohë gatishmërinë për të bashkëpunuar në këtë proces, me qëllim, që secili profesionist, ta ketë mundësinë e krijuar që t’i arrijë pikët e mjaftuara, në një proces transparent dhe të koordinuar.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...