Vjet në Kosovë lindën 23 025 fëmijë

4 Nëntor 2016 - 13:21      

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Statistikat e Shëndetësisë 2015.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik, në vitin 2015, ishte 14 033, prej tyre: mjekë specialistë janë 4 071, ose 21% e stafit; infermierë/e janë 8 520, ose 62%; dhe 1 442, ose 16% e stafit janë staf jomjekësor.

Numri i rasteve të trajtuara me sëmundje malinje ishte 2 469. Numri më i madh i rasteve të trajtuara me sëmundje malinje ishin melanoma dhe neoplazmat malinje të tjera të lëkurës me 464 raste, ose 18.8%, pasuar nga neoplazma malinje e gjirit me 439 raste, ose 16.1%.

Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) gjatë vitit 2015, ishin 877. 266 ditë shërimi në nivel të Kosovës me 160 793 pacientë të shtrirë. Bazuar në raportet e pranuara, të cilat janë të paraqitura, rezulton që janë kryer 39 522 operime në nivel të ShSKUK-së.

Numri i përgjithshëm i vizitave në qendrat e mjekësisë familjare ishte 9 542 233 vizita shërbime (parametra).

Gjatë vitit 2015, nga të gjitha shërbimet mjekësore në ShSKUK, 39 522 janë operime, kurse gjatësia mesatare e shërimit në ShSKUK është 5.4 ditë për pacientë të shtrirë. Në QKUK është 6.6 ditë shërimi mesatar për pacient, ndërsa në spitalet e përgjithshme është 4.45 ditë shërimi për pacient. Shfrytëzimi i kapaciteteve është 60.03%. QKUK-ja ka shfrytëzueshmërinë e kapaciteteve me 65.74%, ndërsa spitalet e përgjithshme kanë shfrytëzueshmërinë me 53.35%.

Në të gjitha spitalet publike të Kosovës janë kryer 22 804 lindje, ku 6 218 lindje janë kryer me operim, ndërsa 16 586 lindje janë kryer në mënyrë normale. Numri i fëmijëve të lindur është 23 025.

Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1 062, prej tyre: 25 spitale dhe 1 037 institucione të tjera shëndetësore, si ambulanca, poliklinika etj. Numri më madh i ambulancave të licencuara sipas llojit është 447, ose 28.5% e institucioneve të licencuara janë ambulanca stomatologjike.

Për më shumë informata lidhur me publikimin: “Statistikat e Shëndetësisë 2015”, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/shendetesia-dhe-mireqenia-sociale

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...